Kafeneja Jone

Seriali Kafeneja Jone eshte prodhim i CMB Productions. Eshte krijuar nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala ne vitin 2004. Epizodi i pare eshte shfaqur me 31 Dhjetor 2004 ne RTK (Radio Televizionin e Kosoves), si pilot epizod, dhe prej atehere, ka vazhduar te emetohet ne RTK deri ne Dhjetor te vitit 2013. Gjithsejt 336 Epizoda.

Pas nje pauze tre vjecare, seriali u rikthye fuqishem me Sezonin 2016, gjithesjt 12 epizoda, si bashkeprodhim i CMB-se dhe platformes Gjirafa.

Ne vitin 2017, CMB i jep licencen produksionit 4MM te vazhdoje prodhimin e serialit. 4MM deri ne Qershor 2017 ka prodhuar dhe publikuar edhe 12 epizoda te tjera, te cilat emetohen si premiere ne RTV 21 dhe pastaj publikohen ne platformen Gjirafa.

Kafeneja Jone, prej vitit 2004 deri ne vitin 2013 eshte financuar nga RTK dhe sponzore te ndryshem, ndersa prej vitit 2013, financohet ekskluzivisht nga Sponzoret dhe reklamat. 

Social Share:

Comments

Shko lart